Facebook vjen me lajmin qe po e prisnin të gjithë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Facebook vjen me lajmin qe po e prisnin të gjithë

00:24 | 09 Nëntor 2018

Facebook se shpejti do të vjen me risi.

Së shpejti do të hyjë në funksion veçoria e Facebook e cila ju lejon ta anuloni mesazhin e dërguara në aplikacionin Messenger, deri në 10 minuta pasi t’i keni dërguar, veçori kjo ekzistente në rrjetin social “Instagram”.

Planet për këtë përditësim të fundit të aplikacionit, i cili u bë i disponueshëm për përdoruesit e iPhone dhe iPad të martën, transmeton lajminet.

“Së shpejti: Fshijeni mesazhin nga biseda pasi të jetë dërguar. Nëse e keni dërguar aksidentalisht foton, informacionin apo mesazhin e gabuar, tani mund ta përmirësoni atë duke e fshirë mesazhin deri në 10 minuta afat pasi ta dërgoni atë”, shkruhej në shënimin e përditësimit.

Një prototip i këtij përditësimi është mundësuar nga Jane Wong, profesoreshë në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor, e cila shpërndau fotografitë në Twitter, duke shpjeguar se si do të funksionojë ndryshimi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!