Fajësohet Gattuso për humbjen ndaj Olimpiacosit

10:35 | 14 Dhjetor 2018

Milani ka zhgënjyer tifozët e tyre dje me humbjen 1-3 kundër Olimpiakos, duke u eliminuar nga garat e Ligës së Uefa-s.

Gazzetta dello Sport analizoi një nga arsyet për dështimin e Rossonerëve dje.

“Më pak se pesëmbëdhjetë minuta deri në fund të ndeshjes, kur ishte 1-2, Gattuso vendosi të zëvendësojë Cutrone me Laxaltin, një ndryshim i cili u tregua joproduktiv pasi i lejoi grekët të ngrinin vijat”, vuri në dukje gazeta.

Kjo njëherësh ka qenë humbja e vitit për Milanin pasi që kjo ka rezultuar me rënie nga garat e Ligës së UEFA-s.

Komento: