Familja Berisha merr një venidm të ri për Jahjagën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Familja Berisha merr një venidm të ri për Jahjagën

11:34 | 14 Shkurt 2018

Familja Berisha si paditës ndaj ish-Presidentes Atifete Jahjaga, janë tërhequr nga kërkesa e tyre për masë të sigurisë ndaj fjalimit të Jahjagës.

Avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, tha se janë tërhequr nga kërkesa për masë sigurie ndaj deklaratës së Jahjagës pasi që ka kaluar një kohë e gjatë gati gjashtë muaj prej kur është paraqitur kjo kërkesë.

Kurse avokati i ish-Presidentes Jahjaga, Arianit Koci, në seancën që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, padinë e konsideroi të pabazuar dhe kërkoi që ajo të hidhej poshtë pasi është dorëzuar pas afatit ligjor.

Seanca është duke vazhduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi që kunetërit e Shyhrete Berishës, e kanë paditur Atifete Jahjagën për shpifje, pasi gjatë fjalimit në Javën e Gruas që është mbajtur vitin e kaluar ajo ka dalë në mbrojtje të të mbijetuarës së masakrës së Familjes Berisha.

Dy kunetërit e Shyhrete Berishës kanë kërkuar kompenzim prej 250 mijë eurosh nga Jahjaga.

Në mbrojtje të Jahjagës kanë dalë edhe rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës. Ato janë mbledhur para gjykatës për siç thonë mbrojtjen e fjalës së lirë “meqë besojmë që Presidentja Jahjaga është paditur padrejtësisht pasi që ka ngritur zërin për të drejtat e zonjës Berisha”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!