Familja nga Peja në hall të madh nga vjedhjet, dyshime edhe mes anëtarëve të saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Familja nga Peja në hall të madh nga vjedhjet, dyshime edhe mes anëtarëve të saj

20:51 | 11 Janar 2019

Vjedhjet kanë filluar të shpeshtohen shumë në vendin tonë.

Një familje në Pejë, e ka një hall. Brenda një muaji i ndodhën tre vjedhje, e tash dyshimet kanë plasur edhe mes vetë anëtarëve të saj.

Paratë që i fitonte nga biznesi i këmbimores Kujtim Alidema i fshihte në një vend jo shumë të sigurt.

Në objektin që ndodhet në oborrin e prindërve të tij në Pejë ai pretendon se të hënën ju vodhën rreth 35 mijë euro.

Për rastin që brenda një muaji ishte i treti ai ka dyshimet e tij.

Infiltrimin në këtë ngjarje e mohon motra e tij e cila jeton e vetme me nënën në shtëpinë afër së cilës ndodhi edhe vjedhja.

Ky biznes Alidemajt i ka shkaktuar edhe pasoja shëndetësore.

Në policinë Rajonale të Pejës thonë se hetimet për rastin po vazhdojnë.

Kujtim Alidemaj tash kërkon edhe ndihmë sociale

Pasi sipas tij me gjithçka çfarë kishte është dashur të paguaj borxhin të cilin ende nuk e ka kryer.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!