Familja që kreu sulmin vetëvrasës në Indonezi, shpetoi anëtarja 8 vjeçare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Familja që kreu sulmin vetëvrasës në Indonezi, shpetoi anëtarja 8 vjeçare

12:53 | 14 Maj 2018

Një familje pesë anëtareshe ka kryer sulmin vetëvrasës me bombë në qytetin Surabaya të Indonezisë.

Ky raportim nga policia ka ardhur pasi një familje tjetër kishe kryer një sulm me bombë në tri kisha të vendit të dielën. Policia ka fajësuar një grup të frymëzuar nga shteti islamik-ISIS.

Vajza 8 vjeçare e familjes ka shpëtuar nga sulmi i fundit.

Indonezia është shteti me më së shumti shumicë myslimane në botë. Në këtë vend kohët e fundit janë shtuar sulmet dhe shqetësimet se aty ka grupe me lidhje xhihadiste, raporton BBC.

Ky sulm shënon rastin e parë që një grua ka kryer me sukses sulm vetëvrasës.

Policia ka publikuar fotografinë e familjes duke treguar fajtorët e sulmit. Kjo familje ka qenë një nga qindra familjet që janë kthyer nga konflikti në Siri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!