Fatmir Sheholli: AKS do të formohet kur Serbia ta pranoj pavarësinë e Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Fatmir Sheholli: AKS do të formohet kur Serbia ta pranoj pavarësinë e Kosovës

00:14 | 22 Tetor 2018

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të formohet pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës. Kështu të paktën pretendon drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike Fatmir Sheholli.

Në emisionin “Slobodno Srpski” te emituar në RTK2 Sheholli ka deklaruar se “Asociacioni i komunave me shumice serbe do te formohet kur te përfundoj dialogu ndërmjet shtetit te Kosovës dhe Serbisë dhe kur Serbia ta pranoje pavarësinë e shtetit te Kosovës”.

Sheholli lidhur me këtë çështje pohoi se ne Bruksel është marre obligimi për Statutin e AKS dhe format e veprimit te tij ne baze te kushtetutës se Republikës se Kosovës, por nuk është e obligueshme qe Kosova ta formoje AKS para se Serbia ta njoh pavarësinë e shtetit te Kosovës.

Sheholli ne këtë emision ka pohuar se shqiptarët e Graçanices janë thellësisht te diskriminuar nga kryetari i kësaj komune Srgjan Popoviq i cili edhe pas një vit mandati nuk e ka emëruar nënkryetarin për komunitete ne këtë komune nga radhët e shqiptarëve.

Sipas Shehollit, shqiptarët e Graçanices ndjehen te fyer dhe janë ne përgatitje te protestave kundër këtij diskriminimi qe po ju behet ne këtë komune. Ai shtoi se ne komunën e Graçanices punojnë vetëm 3 shqiptarë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!