Fëmija i parë i 2018-ës një myslimane, plasin komentet raciste në internet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Fëmija i parë i 2018-ës një myslimane, plasin komentet raciste në internet

17:23 | 05 Janar 2018

Vogëlushja Asel, e cila erdhi në jetë 47 minuta pas mesnatës së Vitit të Ri, është foshnja e parë e vitit 2018 në Vjenë të Austrisë. Por në vend të urimeve për ardhjen e saj në jëtë, fëmija është pritur nga një valë deklaratash raciste, urrejtjeje dhe fyerjesh, vetëm sepse është vajza e një çifti myslimanësh, Naime dhe Alper Tamga.

Në foton e bërë nga spitali, që është publikuar nga mediat kryesore austriake, Asel mbahet në krahë nga nëna, e cila është e mbuluar me shami raporton Tg.com. Në faqet sociale të gazetave lokale, janë vërejtur komente të panumërta raciste.

“Shpresoj që të vdesë”, – është një nga komentet e shkruar nga dikush në “Facebook”. “Dëbojeni këtë familje menjëherë”, – ka shkruar një tjetër. E vogla Asel madje, akuzohet se do të jetë një “terroriste e ardhshme”. Shoqatat që punojnë për mbrojtjen e emigrantëve dhe refugjatëve dhe për të drejtat në web, thonë se nuk e kanë parë asnjëherë një gjë të tillë.

Mes çudisë dhe shqetësimit, operatorët që punojnë me emigrantët e huaj, komentojnë valën e urrejtjes drejt një të sapolindure në Austri, shtet që drejtohet nga një qeveri me prirje të djathta ekstremiste.

Sekretari i Përgjithshëm i filialit vjenez të Caritas-it, Klaus Schwertner, shkruan në “Facebook”: “Në orët e para të lindjes, ky fëmijë i ëmbël është shenjëstruar nga një valë komentesh të dhunshme, plot urrejtje. Është një dimension totalisht i ri i urrejtjes ‘online’, që shënjestron një të sapolindur të pafajshëm”.

Funksionari i Caritas-it, ka lëshuar një apel, ku të dërgohen dhe publikohen mesazhe mbështetjeje për beben e parë të 2108-ës në Austri, një ftesë e ndarë prej disa ditësh nga 10 mijë persona.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!