Festa shndërrohet në tragjedi në Fancë, ja çka ndodhi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Festa shndërrohet në tragjedi në Fancë, ja çka ndodhi

10:16 | 16 Korrik 2018

Fitorja e Kampionatit Botëror të Futbollit nga ana e Francës në përballje me Kroacinë, përveç festimeve është shënuar edhe me incidente dhe trazira. Dy adhurues të Francës kanë humbur jetën pas dhunës që është shkaktuar në Francë pas fitimit të Botërorit nga skuadra francize.

Bëhet fjalë për një burrë 50-vjeçar, i cili humbi jetën pasi u hodh në një kanal me ujë, duke përplasur fuqishëm pjesën e qafës, çka bëri që të ndërrojë jetë.

Ndërsa afër Saint-Felix, ishte personi i dytë që ka ndërruar jetë, ishte një burrë 30-vjeçar dhe ka humbur jetën pasi vetura e tij është përplasur në një pemë për shkak të festimit të tij pas fitores së Francës.

Grupe tifozësh kanë hedhur objekte të forta kundër vitrinave të dyqaneve duke bërë plaçkitje, veçanërisht në ‘Drugstore Publicis’, pak metra larg Harkut të Triumfit në Paris, ku ishin të projektuar emrat e futbollistëve heronj të fitores së Moskës.

Efektivët e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe grupet e tifozëve u shpërndanë më në periferi, përreth Place de la Concorde.

Incidente dhe gaz lotsjellës pati edhe në qendër të Lione, në Rouen dhe Mentone. Rreth 110 mijë agjentë u angazhuan nga ministria e Brendshme franceze, për të garantuar këtë fundjavë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!