Fillimi i viti të ri shkollor, Ministria merr një vendim shumë të rreptë për nxënësit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Fillimi i viti të ri shkollor, Ministria merr një vendim shumë të rreptë për nxënësit

13:04 | 03 Shtator 2018

Në vitin e ri shkollor 2018-2019, që nis më 17 shtator, nxënësit nuk do të lejohen të mbajnë celularë gjatë orës së mësimit.

Urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e tij, për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij.

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen sekretari i Përgjithshëm i MASR, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave.

Debatet në familje, për harxhimin e kohës së tepërt në rrjete sociale, rënia në mësime të nxënësve për shkak të shpërqendrimit përmes smartfonit janë kthyer në një fenomen shqetësues.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!