Fillon operacioni i Policisë së Kosovës në Veri, e papritur çka u gjet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Fillon operacioni i Policisë së Kosovës në Veri, e papritur çka u gjet

20:22 | 19 Janar 2018

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut gjatë një operacioni anti-drogë të Policisë së Kosovës para pak çastesh.

KALLXO.com sjell fotografi ekskluzive nga substancat narkotike të konfiskuara në këtë operacion.

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë ne Mitrovicën Veriore në bashkëpunim ne DHNT nga Mitrovica Jugore pas një hetimi paraprak në lidhje me shitjen e substancave narkotike me urdhër të gjyqtarit te procedurës paraprake ka bërë kontroll në një shtëpi në Mitrovicën e veriut janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e dedikuar për shitje.

Bëhet fjalë për 222 paketime te gatshme për shitje.

Gjithashtu gjatë operacionit janë konfiskuar para dhe një bllok me shënime në të cilin të dyshuarit kanë mbajtur të shkruar personat blerës të narkotikëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!