Fitorja e LDK-së në Lipjan, është dhuratë e PDK-së për LDK-në – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Fitorja e LDK-së në Lipjan, është dhuratë e PDK-së për LDK-në

Shkruar nga: Shemsi Reçica

21:48 | 24 Tetor 2017

Lidershipit të PDK-së së Lipjanit, i janë dashur shumë vjet mbylljeje, grindjeje e përçarjeje brenda tij, i është dashur një luftë e ashpër shumëvjeçare për dominim në degën e PDK-së dhe për marrjen e frenave të saj në Lipjan, që ka çuar në përjashtimin ose në vetëpërjashtimin e anëtarëve të tij nga dega e PDK-së së Lipjanit dhe, kështu, ia ka hapur rrugën fitorës së lehtë (pa ballotazh!) të LDK-së, në komunën e Lipjanit.

Kjo luftë rrënuese shumëvjeçare brenda degës së PDK-së, është dhuratë e lidershipit të PDK-së për LDK-në, që ia ka garantuar fitorën në Lipjan kësaj të fundit, madje edhe pa punë e rezultate të punës dhe pa fushatë (para)zgjedhore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!