Fituesja e Eurovision shokon të gjithë, kam marrë mesazhe kërcënuese nga shqiptarët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Fituesja e Eurovision shokon të gjithë, kam marrë mesazhe kërcënuese nga shqiptarët

16:36 | 16 Maj 2018

“Unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim” Fituesja e Eurovisionit të këtij viti, Netta Barzilai, ka gjetur mjaft hapësirë në mediat shqiptare.

Publiku e ka komentuar atë, duke shprehur herë pas here një lloj nënvlerësimi, kjo për shkak se nuk fitoi një prej shqiptarëve në festival. Por edhe Netta ka folur për disa mesazhe negative që ajo ka marrë nga vendet e Ballkanit, edhe nga Shqipëria.

“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukur për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë kam një përvojë jo të bukur. Unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në shënjestër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael”, tha Netta.Këngëtarja ka treguar për mediat ndërkombëtare se është përpjekur t’i injorojë këto mesazhe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!