Flamuri te “rrethi” konfronton vëllezërit Behgjet e Selim Pacolli – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Flamuri te “rrethi” konfronton vëllezërit Behgjet e Selim Pacolli

12:31 | 12 Shkurt 2018

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po del se nuk i di ligjet e vendit sipas vëllait të tij Selimit, njëherësh nënkryetar i komunës së Prishtinës.

Ministri i Jashtëm Pacolli ka kërkuar nga komuna e Prishtinës që të vendos flamurin e Kosovës te rrethi i spitalit në Prishtinë.

Por kjo kërkesë e Behgjet Pacollit për vëllain e tij Selimi është e drejtuar në adresë të gabuar.

Selim Pacolli për ORAinfo ka thënë se nuk është në kompetencë të Komunës që të vendos flamurin te rrethi por është në kompetencë të Qeverisë.

“Kjo nuk është kompetencë e Komunës, është kompetencë e Qeverisë së Kosovës në bazë të rregullave dhe ligjeve që janë në fuqi. Veprimet e tilla janë direkt kompetenca të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Selim Pacolli

Ndryshe, Behgjet Pacolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se këtë javë vendi ynë është nikoqir i shumë mysafirëve që vijnë për rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Komuna e Prishtinës duhet patjetër të vendos flamurin e Kosovës te rrethi spitalit në Prishtinë. Kjo është dashur të ndodhë shumë më herët. Kudo që ne shkojmë, na nderojnë me flamurin tonë. Por tani ne duhet së pari të nderojmë veten”, ka shkruar Pacolli. /Alma Baxhaku/ORAinfo/

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!