Flasin banorët për vajzën, tregojnë ҫfarë nxënëse ishte, zbulojnë detaje për familjen e saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Flasin banorët për vajzën, tregojnë ҫfarë nxënëse ishte, zbulojnë detaje për familjen e saj

12:17 | 10 Shkurt 2019

Kavaja u trondit nga ngjarja e vajzës së re, e cila u bë pre e një keqpërdorimi.

Prindërit e nxënësve të tjerë të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë kanë vendosur të mos i lënë fëmijët asnjë minutë vetëm.

Në një prononcim për “Neës24” prindërit e fëmijëve kanë thënë se e kanë mësuar rastin vetëm kur u bë publik në media, ndërsa flasin fjalët më të mira për familjen e vajzës minorene.

“Jemi të shokuar nga ngjarja. Fëmijët nuk na kanë treguar çfarë ka ndodhur. Rastin e mësuam kur u bë publik. Nuk duhet të hidhet baltë mbi shkollën. Nuk ka faj shkolla. Ngjarja ka ndodhur jashtë”, kanë thënë ata.

Ndërkohë fëmijët kanë treguar tek prindërit se vajza e keqpërdorur nuk ka shfaqur asnjë shenjë të çuditshme.

Me gjithë rastin e rëndë, në shkollën “Rilindja” mësimi ka vijuar rregullisht, por me masa sigurie të shtuara.

Derës kryesore i është vënë dryni, ndërsa nxënësit shoqërohen nga prindërit në lëvizjet jashtë shkollës.

Banorët tregojnë se vajza ishte nxënëse e shkëlqyer.

Banesa e vajzës është shumë pranë shkollës. Vajza jeton me gjyshërit, 2 motrat dhe të ëmën. I ati kishte punuar shofer në bashki, por prej disa vitesh kishte emigruar në Itali.

Pasi mori vesh ngjarjen ai është kthyer pranë familjes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!