Flet avokati i “Tarkanit”, ja çfarë thotë për klientin e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Flet avokati i “Tarkanit”, ja çfarë thotë për klientin e tij

23:52 | 12 Janar 2018

Naim Rudari, avokat i Avni Berishës i njohur si “Tarkani”, ka mohuar se klienti i tij është kërcënuar dhe se një gjë të tillë e ka paraqitur në Policinë e Kosovës. Ai ka treguar se “Tarkani” është në shtëpi i suspenduar nga puna.

“Nuk është e vërtetë se kemi qenë në polici e as që Avniu është kërcënuar ose që ka dhënë ndonjë deklaratë. Unë jam me të këtu tash në shtëpi të tij dhe kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.

Portali Koha.net duke u thirrur në burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës raportoi se polici i cili është i suspenduar për rrahjen ndaj drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, ka paraqitur në polici kërcënime që i janë bërë.

Zëdhënësit e Policisë së Kosovës në orët e mbrëmjes të së premtes kanë qenë të pa qasshëm në telefon.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!