Flet Edi Rama, tregon pse e refuzuan ofertën e Serbisë për blerjen e Telekomit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

Flet Edi Rama, tregon pse e refuzuan ofertën e Serbisë për blerjen e Telekomit

14:22 | 09 Tetor 2018

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk është në preferencën e Qeverisë Shqiptare investimi në Telekom Albania nga ana e Kompanisë serbe të Telekomit.

“Qëndrimi i Qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe i qartë: bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, ka thënë Rama në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, shkruan REL.

Telekomi i Serbisë kishte shfaqur interesimin për blerjen e Telekom Albania, të cilën e ka nxjerrë në shitje Deutche Telekom.

Kryeministri Rama tha se Qeveria Shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si “Deutche Telekom”, e cila, sipas tij, ka një strategji që të tërhiqet nga tregjet e vogla.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se do të bisedojë për këtë çështje me kryeministrin shqiptar Rama gjatë ditës së sotme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!