Flet si asnjëherë më parë Shpend Ahmeti: Fitorja ime në Prishtinë ngjalli konflikt brenda Vetëvendosjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Flet si asnjëherë më parë Shpend Ahmeti: Fitorja ime në Prishtinë ngjalli konflikt brenda Vetëvendosjes

19:43 | 16 Maj 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti në një intervistë ekskluzive për Periskopin ka thënë se nuk është pishman që ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se nuk do ta fitonte Prishtinën, pa Vetëvendosjen.

Sipas tij, fitorja në Prishtinë ka qenë kombinim i kandidatit e subjektit.

“Nuk jam pishman që kam qenë në Lëvizjen Vetëvendosje. Kam kontribuar aq sa kam mujt. Nuk kishim mujt me fitu Prishtinën pa këtë kombinim. Unë si kandidat, edhe subjekti. Fitorja ime në Prishtinë e ngjalli një konflikt brenda Lëvizjes. Pasi u diskutua ngritja ime individuale. Nuk është e rëndësishme a ka pasur luftë speciale ndaj meje. Secilit në subjekt nuk mundesh me pëlqy”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, rritja masive e Vetëvendosjes ka qenë shkaku i ndarjes së kësaj partie, pasi nuk mundet me pas homogjenitet, nëse nuk ka sistem të mirë të menaxhimit.

Ai foli edhe për akuzat që iu drejtuan atij pas daljes nga Organizata, se ai nuk është angazhuar për mos-ndarjen e subjektit, sa ka qenë negociator mes dy grupeve bashkë me Glauk Konjufcën.

“Prej fillimit janë munduar t’i potencoj çështjet që kanë qenë afruese dhe larguese në VV. Kur kemi ndërmjetësu ne, VV ka qenë 90 për qind e ndarë. Unë i kam lutur për negocim edhe gjatë mbledhjeve të Kryesisë. S’ka hapësirë të përbashkët për përafrim”, ka thënë tutje Ahmeti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!