Flet zëdhënësja e Speciales: Po e bëjmë punën brenda mandatit tonë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Flet zëdhënësja e Speciales: Po e bëjmë punën brenda mandatit tonë

23:11 | 19 Janar 2018

Në dritën e iniciativës së një grupi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, zëdhënësja e kësaj gjykate, Avis Benes, tha për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ se ky institucion është i fokusuar për ta përmbushur mandatin që i është dhënë me ligj nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Benës nuk deshi të komentojë për iniciativën e cila ka tensionuar raportet ndërmjet drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe diplomatëve ndërkombëtarë por ka shpjeguar punën dhe sfidat me të cilat do të përballet kjo gjykatë.

DnK: Znj. Benes, si e vlerësoni këtë iniciativën e fundit të ndërmarrë nga disa grupe parlamentare në Kosovë për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara? Kjo iniciativë përkundër epilogut të saj, a do të konsideronit që kjo iniciativë do të nxiste frikë, kërcënonte apo edhe rrezikonte dëshmitarët potencial të kësaj gjykate?

Avis Benes: Siç e kemi përsëritur disa herë, ne si Dhoma të Specializuara të Kosovës, ne jemi institucion gjyqësor dhe ne nuk kemi komente në lidhje me zhvillimet politike, duke përfshirë edhe këtë të fundit. Natyrisht, ne i përcjellim këto dhe jemi të vetëdijshëm për to, mirëpo si institucion gjyqësor ne jemi të fokusuar në zbatimin e mandatit tonë në pajtim me ligjin e aprovuar dhe amendamentet kushtetuese.

DnK: Duke e pasur parasysh që në proceset e mëhershme gjyqësore në Kosovë që janë trajtuar nga EULEX dhe institucionet gjyqësore lokale në rastet e krimeve të luftës apo të çfarë natyre kur të akuzuarit kanë qenë persona të profilit të lartë ka ndikuar drejtpërsëdrejti te dëshmitarët, ku në disa raste ka përfshirë edhe vdekjen e dyshimtë të dëshmitarëve. Si keni për ta zgjidhur këtë problem duke e pasur parasysh që e kaluara na tregon që kur është në pyetje mbrojtja e dëshmitarëve ka pasur dështime edhe nga institucionet lokale edhe nga ato ndërkombëtare?

Avis Benes: Unë mund të flas vetëm në aspektin teorik ngase ne nuk jemi të vetëdijshëm për hollësitë e rasteve të dëshmitarëve konkretë.
Duke qenë një institucion gjyqësor dhe pjesë e të gjithë sistemit të gjykatave, jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Në fakt, teorikisht dhe në mënyrë të përgjithshme, mund t’ju flas për kornizën ligjore dhe çka mund të pritet, në ligjin e përmendur më parë, e që ofron mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.
Kjo përfshin sigurinë, mirëqenien, dinjitetin dhe privatësinë, si dhe kjo duhet të bëhet bazuar në standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare.
Brenda zyrës sonë të Dhomave të Specializuara, ekziston një njësi e veçantë për mbrojtje dhe përkrahje të dëshmitarëve dhe qëllimi i saj është që të ofrojë mbrojtjen e duhur për dëshmitarët që mund të jenë në rrezik si pasojë e dëshmisë së tyre por jo vetëm ata por edhe personat e tjerë që mund të jenë në rrezik nga dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët.
Ekzistojnë disa masa që mund të përfshihen në këtë ekip të mbrojtjes dhe ndihmës por nuk janë vetëm masa ekskluzive, mund të jenë disa aranzhime që ofrohen sipas ligjit të Kosovës.
Kjo mund të përfshijë mbajtjen e procedurës me kamerë, prezantimin e dëshmisë përmes mënyrës elektronike apo ndonjë formë tjetër speciale si dhe mbrojtjen e përgjithshme të identitetit.
Tutje, ky ligj ynë kërkon specifikisht nga Dhomat e Specializuara që të sigurojë mbrojtjen e dëshmitarëve të cenueshëm, duke përfshirë dëshmitarët që mund të shfaqin dhunë të bazuar në gjini apo fëmijët.
Ekzistojnë edhe disa masa që gjykatësit mund t’i përcaktojnë, si masa të mbrojtura gjyqësore dhe disa nga to mund të jenë përdorimi i pseudonimeve, mbulimi i fytyrës dhe ndryshimi i zërit, fshirja apo fshehja e informatave identifikuese, dëshmia përmes video-linkut dhe një numër i masave të tjera.
Për gjithë ata që duan të dinë më shumë rreth kësaj, kjo çështje është paraparë në ligj dhe një vëmendje e veçantë i është kushtuar kësaj nga ana e gjyqtarëve në kohën kur ata qenë duke përpiluar.
Ekzistojnë disa masa që mund të përfshihen në këtë ekip të mbrojtjes dhe ndihmës por nuk janë vetëm masa ekskluzive, mund të jenë disa aranzhime që ofrohen sipas ligjit të Kosovës.
Kjo mund të përfshijë mbajtjen e procedurës me kamerë, prezantimin e dëshmisë përmes mënyrës elektronike apo ndonjë formë tjetër speciale si dhe mbrojtjen e përgjithshme të identitetit.
Tutje, ky ligj kërkon specifikisht nga Dhomat e Specializuara që të sigurojë mbrojtjen e dëshmitarëve të cenueshëm, duke përfshirë dëshmitarët që mund të shfaqin dhunë të bazuar në gjini apo fëmijët.
Ekzistojnë edhe disa masa që gjykatësit mund t’i përcaktojnë, si masa të mbrojtura gjyqësore dhe disa nga to mund të jenë përdorimi i pseudonimeve, mbulimi i fytyrës dhe ndryshimi i zërit, fshirja apo fshehja e informata identifikuese, dëshmia përmes video-linkut dhe një numër i masave të tjera.
Për gjithë ata që duan të dinë më shumë rreth kësaj, kjo temë trajtohet me hollësi në Ligj dhe ka qenë gjithashtu e trajtuar me vëmendje të veçantë nga gjyqtarët në Rregulloren e Procedurës dhe Provave. Zhvendosja në Holandë gjithashtu ndihmon për të siguruar mbrojtje më të mirë për dëshmitarët, viktimat dhe personat tjerë që mund të bashkëveprojnë me Dhomat e Specializuara.

DnK: Znj.Benes, nëse mund të shtoj këtu, ju folët për masat ligjore dhe institucionet e posqame që keni krijuar për të siguruar mbrojtjen e dëshmitarëve, jam e interesuar të di se s’i do të jetë qasja në mbrojtjen e dëshmitarëve që nuk janë të rrezikuar vetëm nga sulmet fizike por edhe nga presionet politike apo sulmet politike nëse mund ta quajmë kështu?

Avis Benes: Vetëm do të përmblidhja atë që thashë më parë, që në përgjithësi është një gjë me të cilën po merremi si dhe mësimet e nxjerra nga rastet e tjera dhe gjykatat e tjera po ashtu do të merren parasysh.

DnK: A mendoni që do të ndërmerren masa ligjore ndaj atyre personave që publikisht intimidojnë dëshmitarët?

Avis Benes: Nuk më takon mua të spekuloj se çka do të ndodh apo nuk do të ndodh, mirëpo mund vetëm ta ritheksoj që me këtë çështje po merremi shumë seriozisht.

DnK: Kur do të fillojë gjykata me gjykimet e para?

Benes: Siç edhe është e vetëdijshme shumica e popullsisë, Dhomat e Specilizuara janë plotësisht funksionale ligjërisht që nga hyrja në fuqi e Rregullores së Procedurës dhe Provave që ka ndodhur në muajin korrik 2017, pra vitin e kaluar, pra Dhomat e Specializuara janë të gatshme të pranojnë çfarëdo dokumentesh, duke përfshirë aktakuzat.
Ndoshta është e rëndësishme që të ceket për gjithë ata nuk e kanë shumë të qartë faktin se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dy institucionet plotësisht të ndara dhe të pavarura nga njëra tjetra. Edhe pse janë pjesë e të njëjtit ligj, ato janë institucione të ndara dhe të pavarura.
DnK: Folëm për çështjet politike që po ndodhin në Parlament me iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. A jeni duke i përcjellë këto zhvillime dhe a keni ndonjë koment mbi këto zhvillime apo këtë iniciativë?

Benes: Më duket që kësaj pyetjeje iu përgjigja në pyetjen tuaj të mëparshme që po, ne jemi duke përcjellë me shumë vëmendje gjithë atë që po ndodh, absolutisht po, mirëpo ne jemi para së gjithash një institucion gjyqësor dhe ky është mandati ynë dhe ne jemi të fokusuar vetëm në zbatimin e mandatit tonë ashtu siç parashihet me ligj dhe me amendamentet kushtetuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!