FMN i jep lajmin gjigant Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

FMN i jep lajmin gjigant Kosovës

17:08 | 31 Maj 2018

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza ka pritur sot në takim Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën të udhëhequr nga Stephanie Eble.

Gjatë takimit, ministri Hamza e njoftoi misionin FMN-së, për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave, për trendin e mirë të hyrave, nivelin e shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro-fiskal në përgjithësi.

Udhëheqësja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Stephanie Eble, falënderoi ministrin Hamza për paraqitjen e progresit dhe vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të misionit të FMN-së me ministrinë e Financave.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!