Formacionet befasuese Milan- Torino

11:47 | 09 Dhjetor 2018

Lazio dhe Roma nuk kanë arrit të marrin më shumë se nga një pikë mbrëmë dhe Milan do të jetë në kërkim për të rrëmbyer të tre pikat kundër Torino këtë mbrëmje, duke fituar disa avantazhe në ekipet e përmendura më lart.

Milan në rast se arrin të fitojë do të mbajë pozitën e katërt duke iu afruar Interit në vendin e tretë me vetëm një pikë dallim, përcjell ORAinfo.

Por, edhe Torino do të jetë motivuar të luftojë për fitore pasi që një fitore eventuale edhe ata do t’i rendite për një vend në Europa Ligë.

Këtu janë formacionet e mundshme për Milanin dhe Torinoin.

Milan (4-4-2): Donnarumma; Kalabria, Abate, Zapata, Rodriguez; Suso, Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Higuain, Cutrone.

Torino (3-5-2): Sirigu; Izzo, Nkoulou, Djidji; De Silvestri, Meite, Rincon, Baselli, Ansaldi; Falque, Belotti. /ORAinfo/

Komento: