Formacionet e mundshme Sevilla – Manchester United

13:03 | 16 Gusht 2020

Sevilla – Manchester United, formacionet e mundshme të gjysmëfinales së parë në Ligën e Evropës.

Sevilla dhe Manchester United do ta luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Dy skuadrat e mëdha evropiane do të përballen me fillim nga ora 21:00 në Rhein Energie Stadion të Kolnit.

Julian Lopetegui dhe Ole Gunnar Solskjaer kanë në dispozicion futbollistët më të mirë dhe pritet të luajnë me përbërjet më të forta.

Synimi i dy skuadrave është finalja e madhe, pasi si Sevilla ashtu edhe United janë ndër skuadrat favorite për ta fituar trofeun e Ligës së Evropës.

Ekipi spanjoll pritet të luaj me formacionin 4-3-3, ndërsa Djajtë e Kuq do të zbresin me formacionin 4-2-3-1.

Formacionet e mundshme:

Formacioni i mundshëm i Sevillës: Bounou; Navas, Carlos, Kounde, Reguilón; Banega, Fernando, Jordan; Suso, En-Nesyri, Ocampos

Formacioni i mundshëm i Manchester United:Romero; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Williams; Pogba, Matic; Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford; Martial.

Komento: