Franca kërkon 130 mijë punëtorë për restorante dhe hotele – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Franca kërkon 130 mijë punëtorë për restorante dhe hotele

22:07 | 06 Gusht 2018

“Le të punësojmë emigrantë”. Ky është apeli i restoranteve dhe hotelierëve francezë, të cilët, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, i kërkojnë qeverisë të udhëhequr nga Kryeministri Edouard Philippe që të thjeshtojë procedurat për marrjen e lejes së punës për emigrantët e parregullt.

Sipas të dhënave nga Didier Chener, president i grupit kombëtar të hotelierëve dhe restoranteve të pavarur, ka 130,000 vende të lira pune në këtë sektor.

Negociatat janë duke u zhvilluar midis qeverisë dhe restoranteve për të lehtësuar rregullimin e emigrantëve.

Në Francë, punësimi i refugjatit apo azilkërkuesve është i mundur vetëm nëntë muaj pas kërkesës për mbrojtje. Përkundrazi, situata duket më e komplikuar për të ashtuquajturat emigrantë ekonomik, të cilët nuk lejohen të punojnë pa leje qëndrimi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!