Frika nga përballja me PSG-në, vjen deklarata e papritur e Zidane – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Frika nga përballja me PSG-në, vjen deklarata e papritur e Zidane

18:18 | 13 Shkurt 2018

Zinedine Zidane ka thënë se nuk ka çfarë të dëshmojë në përballjen e nesërme ku Real Madridi përballet me Paris Saint-Germain.

Rezultatet e dobëta dhe forma jo e mirë, kanë bërë që Real Madridi të futet paksa me frikë në përballje me PSG-në.

“Ne nuk do të mund ta ndryshojmë se çfarë mendojnë njerëzit për ne, unë provoj të punoj me pasion, mundohem t’i bëjë të gjithë, por jo ato që nuk i kam në kontroll”.

“Nuk kam se çfarë të dëshmoj asgjë nesër, ajo çfarë duhet të bëjë është të fokusohem në ndeshje, vetëm kjo ka rëndësi. Nuk dua të dëgjoj çfarë thonë njerëzit për mua”.

“Luajmë kundër PSG-së dhe është e vërtet që unë jam me Olympique de Marseille, ka një rivalitet historik, po unë jam i koncentruar në ndeshjen që Madridi e luan kundër PSG”.

Zidane po ashtu i hodhi poshtë fjalët që Real Madridi është në presion për këtë ndeshje.

“Jam shumë i lumtur që luajmë këso ndeshjes, dhe nuk pa presion të shtuar për këtë”.

“Jemi përgatitur këtë javë ashtu siç kemi bërë javën e shkuar, nuk ka presion pasi do të luhet e njëjta ndeshje”.

“Nuk është finale, janë dy ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe ajo që më shqetëson është se duhet të luajmë futboll të mirë”.

Zidane nuk deshi të bëjë krahasime mes Neymarit dhe Ronaldos, duke thënë se portugezi i ka fituar pesë ‘Topa të Artë’.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!