Futbollisti i Kombëtares për herë të parë bëhet baba – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Futbollisti i Kombëtares për herë të parë bëhet baba

23:27 | 12 Tetor 2017

Sokol Cikalleshi ka një arsye më tepër që të festojë ditën e sotme.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është bërë për herë baba i një fëmije, të cilën në jetë e ka sjell bashkëshortja i kavajasit, Kornelia.

Futbollisti 27-vjeçar ka treguar se është bërë prindër i një vajze të pagëzuar me emrin Rajna.

“Zyrtarisht Baba ! Falënderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”, ka shkruar në Instagram, Cikalleshi.

Ky i fundit është lojtari i skuadrën turke të Osmanlisporit, ku u transferua gjatë afatit kalimtar të verës ndërsa deri më tani ka shënuar një gol në katër paraqitje.

Cikalleshi për kombëtaren shqiptare të futbollit ka 26 paraqitje duke realizuar vetëm dy gola.

Ndryshe, shërbimet e lojtarit po raportohet se po i kërkon skuadra elitare italiane e Lazios.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!