Gati të gjithë fëmijët nxirren nga shpella – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
25 °C

Gati të gjithë fëmijët nxirren nga shpella

15:07 | 09 Korrik 2018

Pothuajse të gjithë fëmijët janë nxjerrë nga shpella në Tajlandë

Zhytësit kanë arritur t’i nxjerrin ata shëndosh e mirë nga vendi ku qëndruan për 13 ditë.

I gjithë aksioni po përcillet live nga mediat e huaja.

Van Karaxhiç, një zhytës me shumë eksperiencë nga Danimarka, i cili mori pjesë në operacionin e shpëtimit të fëmijëve të nxjerrë tashmë nga shpella rrëfen se ata ishin të droguar në mënyrë që të mos pësonin panik.

“Atyre iu kishin dhënë substanca droguese në mënyrë që të mos bënin panik. Nuk ishin totalisht të pavetëdijshëm, por kur i pyesje ata nuk përgjigjeshin”, shprehet ai për mediat daneze.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!