Gattuso ‘çmendet’ pas Belottit, e krahason me Shevchenkon – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Gattuso ‘çmendet’ pas Belottit, e krahason me Shevchenkon

13:42 | 17 Prill 2018

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thotë se Andrea Belotti i Torinos është sulmuesi më i mirë që ai e ka parë që nga Andriy Shevchenko.

Kuqezinjtë përballen në Granata me Torinon nesër mbrëma, dhe trajneri i tyre është plot admirim për numrin 9 të Torinos.

“Gjithmonë kam thënë se ai është ai që më ka befasuar pas Shevchenkos”, tha Gattuso në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Belotti sivjet nuk ka pasur një periudhë të mirë për shkak të disa lëndimeve që e kanë përcjellë atë.

“Ai shkoi nëpër një periudhë të keqe, por kur ai është i aftë ai është sulmuesi i plotë. Gjithmonë e kam pëlqyer atë, ai ka qenë shumë i mirë në sezonet e fundit. Ai është edhe një djalë i mirë, dhe kjo është diçka që unë e kam vlerësuar me të vërtetë”, ka thënë Gattuso.

Ai më tej tha se do ta kenë vështirë nesër kundër Torinos.

“Torino është një ekip që lufton dhe ka lojtarë të cilësisë, nesër do të jetë shumë e vështirë për ne, kemi shpenzuar shumë kundër Napolit. Ne duhet t’i japim qëndrueshmëri asaj që bëmë me Napolin, nuk dua të shoh që ne të kthehemi prapa. Përqendrimi maksimal, nëse nuk shkojmë atje me qëndrimin e duhur, ne rrezikojmë të bëjmë budallallëk për veten tonë”, tha Gattuso. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!