Gattuso flet për krizën e Milanit në shënimin e golave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Gattuso flet për krizën e Milanit në shënimin e golave

13:30 | 17 Prill 2018

Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso nuk është shprehur i shqetësuar nga mungesa e golave të Milanit sepse sipas tij, gjëja e rëndësishme është të krijohen shanse.

Rossonerët kanë shënuar vetëm dy herë në katër ndeshjet e fundit, dhe nuk kanë fituar asnjë nga to.

“Lexova i Shtypin! Unë pash se janë përqëndruar në faktin se nuk po shënojmë shumë gola”, tha Gattuso para konferencës së shtypit të tij në Torino, përcjell ORAifno.

“Nuk jam i shqetësuar, po krijojmë shumë. Është e qartë që ne duhet të përmirësojmë përfundimin tonë por nuk jam i shqetësuar, gjëja e rëndësishme është të krijojmë shanse”, ka thënë Gattuso.

Nikola Kaliniç u gjykua në barazimin 0-0 me Napolin, por Gattuso mbrojti sulmuesin e tij.

“Nëse e shikoni ndeshjen, ai pati një lëvizje të madhe, por nuk ishim aq të mirë sa ta furnizonim atë me topa. Lëvizja e tij është e mirë, është e vërtetë se shënimi është vendimtar, por sipas mendimit tim, ai është dënuar padrejtësisht së fundmi”, tha Gattuso. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!