Gattuso ia bën bajat Interit me këto statisitka me Milanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gattuso ia bën bajat Interit me këto statisitka me Milanin

23:51 | 12 Mars 2018

Milan ka hyrë seriozisht në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Fitorja në minutat e fundit e Milanit ndaj Genoas dhe barazimet e Inter dhe Lazio, ka bërë që skuadra e Gennaro Gattusos të hyjë seriozisht në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Milani ka siguruar mesatarisht 2.75 pikë për ndeshje, saktësisht dyfishi i “kushërinjve” zikaltër (1.375) dhe me një hap bindshëm më të mirë sesa Roma e Lazio, respektivisht me 1.7 dhe 1.6 pikë për ndeshje.

Receta “Gattuso” duket se funksionon më së miri, e tani, vendi i katërt që mbahet nga Lazio është vetëm 6 pikë larg dhe pesë më pak se s Inter që renditet në vendin e pestë.

Ndeshja që mbetet ende për t’u zhvilluar, pa ditur ende një datë të saktë, është “derbi i Madonninës”, që do të tregojë më saktësisht se kush nga Inter dhe Milan do të jenë më afër pozitës së katërt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!