Gattuso ka një premtim të madh për ndeshjen e nesërme të Ligës së Evropës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gattuso ka një premtim të madh për ndeshjen e nesërme të Ligës së Evropës

11:12 | 14 Shkurt 2018

Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso ka premtuar se do të zgjedhë ekipin më të fortë të mundshëm të Milanit kundër Ludogorets nesër në kuadër të Ligës së Evropës, përcjell ORAinfo.

Rossonerët takojnë ekipin bullgar në ndeshjen e parë kualifikimit direkt të Ligës së Evropës.

Qëllimi i Milanit për këtë sezon është që të kthehet në Ligën e Kampionëve dhe
këtë mund të arrijnë nëse do të arrijnë të fitojë Ligën e Evropës, pasi që gjasat të renditën në top katërshen në Serie A janë shumë të vogla.

Tuttosport raporton se Gattuso do të përzgjedhë ekipin më të fortë për ndeshjen e së nesërmes, duke synuar sigurimin e një fitore të madhe në Bullgari.

Kjo më pas do t’ lejojë atij që të pushojë lojtarët për ndeshjen e dytë, pasi që do të udhëtojë në Romë për të luajtur lojën e kthimit për Kupën e Italisë kundër Lazios. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!