Gattuso me ndryshim të detyrueshëm, ja me çfarë formacioni paraqitet kundër Empolit

18:51 | 19 Shkurt 2019

Gennaro Gattuso do të duhet të heqë dorë nga Jesus Suso të premten në mbrëmje për ndeshjen,Milan-Empoli.

Në fakt, spanjolli kundër Atalanta mori karton të verdhë që i kushtoi atij skualifikimin për ndeshjen e ardhshme të ligës përcjell ORAinfo.

Numri 8 rossonero nuk ka një performancë veçanërisht emocionuese në muajt e fundit, por trajneri ende e konsideron atë thelbësor për ekipin.

Ish-lojtari i Liverpulit është teknikisht i talentuar dhe në gjendje të shërbejë asistime vendimtare për shokët e tij.

Në Bergamo, për shembull, ai kishte dhënë një të përsosur (të pashfrytëzuar) tek Franck Kessi, në fillim të pjesës së parë.

Suso natën e së premtes do të jetë në San Siro dhe të shikojë shokët e tij të luajnë. Vendi i tij në rolin e jashtëm do ta marr Samuel Castillejo./ORAinfo/

Komento: