Gattuso zbulon ‘armën’ e fortë të Milanit ! Ka diçka për të thënë për Rossonerët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Gattuso zbulon ‘armën’ e fortë të Milanit ! Ka diçka për të thënë për Rossonerët

14:57 | 12 Dhjetor 2017

Gennaro Gattuso ka lënë të kuptohet se Milan do të qëndrojë me një mbrojtje prej katër futbollistësh, pasi sipas tij kështu ekipi duket më i kompletuar, e janë shumë të fortë përcjell ORAinfo.

Kthimi i Milanit në një formacion 4-3-3 u paraqit si një faktor kryesor në fitoren e tyre 2-1 ndaj Bolonjës gjatë fundjavës, dhe Gattuso beson se ekipi i tij do të paraqitet njëjtë edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Veronës.

 

“Ka shumë gjëra për të bërë: kemi fituar një ndeshje të rëndësishme, por tani duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e së nesërmes”, tha trajneri për Milan TV.

“Fitoret  ju bëjnë të punoni më mirë dhe ju jep besim. Loja ishte vendimtare, por rruga është ende e përpjetë. Gjëja e rëndësishme është të shohim djemtë të stërviten siç duhet.

“Tifozët na dhanë një mbështetje  të madhe, duke pasur parasysh  se 40,000 prej tyre që ishin atje të dielën. I falënderoj ata, por ne duhet ta kthejmë entuziazmin e tyre me fitoret’, ka treguar trajneri italiane./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!