Gattuso me deklaratë befasuese pas humbjes turpëruese – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gattuso me deklaratë befasuese pas humbjes turpëruese

22:00 | 07 Dhjetor 2017

Gennaro Gattuso është deklaruar pas turpërimit që pësuan ndaj Rijekës.

Trajneri italian ka thënë se është faji i tij për humbjen 2 me 0, pasi ishte ai që e vendosi atë formacion.

“Kjo humbje dhemb dhe ne duhet të reflektojmë pas kësaj”, ka thënë Gattuso, transmeton ORAinfo.

“Unë jam fajtori për këtë humbje, pasi isha unë ai që e vendosa atë formacion”.

“Disa lojtarë kanë luajtur pak dhe u desh që të startoja me atë formacion dhe prapë do të bëjë kështu nëse dikush e dëshiron mundësin që ta dëshmoj veten”.

“Ne kemi një ndeshje kryesore, atë ndaj Bolognas dhe më pas në Kupën e Italisë, kështu duhet që të përgatitemi dhe të mësojmë nga gabimet që i kemi bërë”, ka përfunduar Gattuso./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!