Genoa-Milan, publikohen formacionet e mundshme, rossonerët me mungesa të mëdha

12:56 | 21 Janar 2019

Fabio Borini njoftohet se do të nisë në sulm për udhëtimin e Milanit në Genoa në Serie A të hënën.

Tuttosport pretendon se Borini do të fillojë në vend të Castillejo në krahun e majtë të Milanit, pasi spanjolli ‘zhgënjeu’ në ndeshjet e fundit kundër Sampdorias dhe Juventusit përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Alessio Romagnoli, Davide Calabria dhe Franck Kessie janë të gjitha të suspenduar, ndërsa Gonzalo Higuain i lidhur me Chelsea nuk ka udhëtuar në Marassi.

Genoa është e varfëruar në mënyrë të ngjashme me shtatë mungesa përfshirë edhe Krzysztof Piatek të suspenduar, megjithëse ai duket se do të bashkohet me rossonerët.

Genoa (4-4-2): Radu; Biraschi, Romero, Zukanovic, Criscito; Lazovic, Veloso, Rolon, Bessa; Favilli, Kouame

Milan (4-3-3): Donnarumma; Abate, Musacchio, Zapata, Rodríguez; Paqueta, Bakayoko, Chalanoglu; Suso, Cutrone, Borini./ORAinfo/

Komento: