Gent Begolli jep dorëheqje nga pozita e Kryeshefit të Telekomit të Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Gent Begolli jep dorëheqje nga pozita e Kryeshefit të Telekomit të Kosovës

16:16 | 31 Tetor 2018

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli jep dorëheqje nga pozita që ka ushtruar në këtë kompani publike.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se Begolli ka ofruar dorëheqje, ku për këtë ka njoftuar edhe Bordin e Drejtorëve.

Arsyet e dorëheqjes nuk dihen, përveç asaj që Begolli ka thënë se janë personale
Ndryshe, Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Ushtrues detyre i Telekomit të Kosovës pritet të emërohet Zeqir kinina i cili ka qenë duke ushtruar këtë pozitë deri në ardhjen e Begollit në krye të Telekomit. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!