Gent Begolli ka një lajm të mirë për Telekomin, siguron se ndërmarrja nuk do të falimentojë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Gent Begolli ka një lajm të mirë për Telekomin, siguron se ndërmarrja nuk do të falimentojë

00:11 | 24 Tetor 2018

Telekomi i Kosovës ka bërë shkurtime të mëdha në shpenzime.

Kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ku ka siguruar se kompania që menaxhon nuk do të falimentojë.

Begolli ka thënë ka punuar në borxhet ndaj telekomit dhe uljen e qerave. Ai ka përmendur marrjen e një kredie për përmirësimin e teknikës së vjetruar.

“Kjo nuk është ide dhe për falimentim flitet tash e disa vite. Nuk dua të them se ka pasur keqmenaxhim dhe atë e dinë edhe punëtorët e Telekomit. Janë 2 mijë e 400 punëtorë, janë familje tona dhe është e rëndësishme që të reflektojmë dhe ta përmirësojmë gjendjen”, ka thënë Begolli.

“Kemi garancion për të marrë një kredi, ajo pak na ndihmon që të kemi investime në teknikë pasi për një kohë të gjatë nuk ka pasur investime”, ka shtuar ai.

I pyetur për rastin e Telekomit me Z-Mobile, Begolli ka refuzuar të flasë pasi rasti është në proces gjyqësor, por ka thënë se kërkesat e kësaj kompanie janë plotësuar, duke përmendur një problem të jashtëm me SIM-kartela në Monaco.

“Z-Mobile e ka shkëputur kontratën në prill dhe bordi e ka pasur një të drejt deri më 30 qershor që të kthejë një përgjigje, ka qenë një letër që është votuar prej bordit. Sa i përket vonesave janë me disa SIM-kartela që i kanë kërkuar. Telekomi e ka bërë të pamundurën që të realizohen këto kërkesa. Kartelat merren nga Monaco dhe është hera e parë që ka pasur humbje në lidhje ndërkombëtare kur Telekomi është dashur t’i jap para Monacos. Kërkesa e tyre është përmbushur”, ka thënë Begolli.

“Ne jemi optimist se diçka do të ndodhë me Telekomin. Ne jemi duke ofruar marrëveshjen e 2009. E fundit është plotësuar me 50 mijë numra dhe në fillim të nëntorit bëhet brenda afateve ligjore, ka qenë një faktor i jashtëm”, ka thënë Begolli.

I pyetur për vlerën e Telekomit, Begolli ka refuzuar të konfirmojë se vlera është 22 milionë euro, aq sa ka përmendur kryetarja e Bordit të Telekomit.

“Kryetarja e Bordit e ka cekur 22 milionë euro, por Telekomi ka burime të mëdha. Kemi rrjetin e shtrirë gjithandej dhe besoj se vlera e Telekomit është shumë e madhe. Janë bërë vlerësime më herët, por së fundmi nuk ka vlerësim”, ka thënë Begolli

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!