Germania lanson linjën Prishtinë – Kopenhagën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Germania lanson linjën Prishtinë – Kopenhagën

15:03 | 31 Janar 2018

Në fund të marsit 2018, aviokompania e pavarur gjermane, Germania, do të hapë një linjë të re midis Kopenhagen dhe Prishtinës. Aeroplanët e gjelbërt me të bardhë do të fluturojnë mes dy qyteteve çdo të premte. Linja do të operohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e saj të kahmotshëm, Air Prishtina, në fluturimet për në Kosovë dhe anasjelltas.

“Ne jemi duke bashkëpunuar me Germania që nga viti 2012. Kemi filluar me linjat nga Prishtina për në destinacionet si Düsseldorf, München dhe Basel-Mulhouse”, thotë Leyla Ibrahimi, Drejtoreshë Ekzekutive e Air Prishtina. “Linja jonë e re midis Prishtinës dhe Kopenhagen nënvizon përpjekjet tona për të ngritur më tej një rrjet linjash që përshtatet me nevojat e klientëve tanë.”

“Bisedimet tona me Air Prishtina dhe Aeroportin e Kopenhagen për hapjen e një linje drejt Prishtinës kanë filluar prej kohësh,” komenton Claus Altenburg, drejtor i shitjes në aviokompaninë Germania. “Ne u dakorduam që kjo pranverë do të ishte koha e përkryer për ta lansuar atë.” Germania së fundi ka bërë te ditur se do të lansoj fluturime midis Prishtinës dhe Parisit, të cilat gjithashtu do të fillojnë në mars.

Përveç biletave me çmime të përballueshme si dhe nivelit të lartë të besueshmërisë dhe cilësisë, Germania gjithashtu ofron një eksperiencë të këndshme udhëtimi: kabinat karakterizohen me ulëse të rehatshme dhe ndriçim inovativ të ambientit. Për më tepër, çdo pasagjeri i lejohet bagazhi prej 20 kg dhe bagazh dore 6 kg.

Biletat nga Kopenhagen dhe Paris për në Prishtinë dhe anasjelltas janë në dispozicion duke filluar nga vetëm 79 euro për një drejtim, dhe mund të rezervohen online në www.flygermania.com, ose duke telefonuar +49 30 610 818 000 (tarifa standarde nga linjat telefonike fikse gjermane, tarifat e telefonisë celulare mund të ndryshojnë) apo nëpërmjet një agjensioni turistik. Biletat për fluturimet me Germania nga Prishtina për në Kopenhagen, Paris dhe destinacione të ndryshme mund të rezervohen me Air Prishtina në www.airprishtina.com. Të gjitha çmimet e cituara përfshijnë të gjitha taksat dhe tarifat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!