Gianni De Biasi: Ky është maksimumi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gianni De Biasi: Ky është maksimumi

20:33 | 11 Janar 2017

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Sampdorias, trajneri i Kombëtares kuqezi është shprehur skeptik për lojtarët që drejton, duke u shprehur se kaq është kapaciteti i tyre:

“Aventura me Shqipërinë arriti majën pasi besoj se këta djem më shumë se kaq nuk mund të arrijnë, edhe pse në jetë nuk duhet të thuash asnjëherë ‘kurrë’”.

“Mendoj se problemi më i madh sot është të menaxhojmë këtë moment, që të mos mendojmë se jemi të aftë dhe të mundohemi të punojmë me të njëjtën intensitet dhe dëshirë që kemi bërë më parë. Nëse nuk humbim ato që janë karakteristikat tona, të punojmë për njëri-tjetrin, pa parë se çfarë bën njëri apo tjetri, ndoshta mund të kemi edhe tani ndonjë shans”, ishin fjalët e De Biazit, i cili është i pakënaqur nga ajo që lojtarët po japin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!