‘Gjakovari’ një pozë me Adelinën, drejtoreshën e re të “O Sa Mirë” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

‘Gjakovari’ një pozë me Adelinën, drejtoreshën e re të “O Sa Mirë”

23:52 | 21 Janar 2018

Tashmë kemi njoftuar se Adelina Ismaili do të vazhdojë të jetë pjesë e serialit televiziv, “O Sa Mirë”.

Ylli i popullarizuar luajti në episodin e 122-të dhe u prit me entuziazëm nga fansat e saj të shumtë.

Ndërsa në një prononcim për Telegrafin, producenti Fisnik Vejsa konfirmoi se Adelina do të vazhdojë të jetë pjesë e serialit.

Këngëtarja, e cila e ka provuar veten edhe si aktore, do ta luajë rolin e drejtoreshës së kolegjit të famshëm.

Ndërsa aktori i serialit “O Sa Mirë”, Edi Kastrati, i cili luan rolin e ‘Gjakovarit’, ka publikuar një fotografi të përbashkët me Adelinën në profilin e tij në Instagram.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!