Gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A, Spalletti vjen me një deklaratë të papritur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A, Spalletti vjen me një deklaratë të papritur

08:34 | 22 Janar 2018

Interi ka barazuar 1:1 me Romën në xhiron e 21’të në Serie A, sfida e gjashtë që nuk din për fitore.

Forma e dobët është duke e përcjell Interin edhe në këtë fillim të vitit 2018.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk din për fitore që nga triumfi i thellë me 3 dhjetor prej 5:0 ndaj ChievoVeronas.

Nga atëherë, Zikaltrit kanë pësuar dy humbje dhe kanë regjistruar katër barazime në gjashtë ndeshje me radhë.

Por, Luciano Spalletti pas barazimit me Romës tha se nuk është i shqetësuar aspak për këtë.

“E vërteta është se ne jemi Interi dhe duhet të gjejmë kurajë për të luftuar me ekipe si Roma, Napoli e Lazio për top katërshe. Nuk mund të presim që treni të kalojë dhe të tentojmë pastaj ta kapim atë”, u shpreh Spalletti, shkruan Express.

“Duhet të luajmë si ekip, të sulmojmë dhe mbrojmë së bashku, por gjithashtu të lëvizim topin shpejt në arena të rrezikshme”, shtoi ai.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!