Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një përleshje në Pejë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një përleshje në Pejë

16:00 | 12 Nëntor 2017

Në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se gjatë ditës së djeshme gjashtë persona janë arrestuar pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë, më saktësisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në orët e mbrëmjes.

Si pasojë të gjashtë personat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen.

Me urdhër të prokurorit të rastit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!