Gjatë pushimeve u takuan, por humbi numrin e saj – tani të gjithë “në këmbë” për t’ia gjetur “dashurinë e jetës së tij”! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Gjatë pushimeve u takuan, por humbi numrin e saj – tani të gjithë “në këmbë” për t’ia gjetur “dashurinë e jetës së tij”!

16:11 | 20 Shtator 2018

Një djalë i rënë në dashuri është duke kërkuar ndihmë për t’u ribashkuar me një vajzë që i mori zemrën, ndërsa ishin për pushime në Ibiza.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Dan Millington, nga Warrington, po përpiqet me dëshpërim për të gjetur “Staceyn” nga Stoke-on-Trent, Angli.

Ai pretendon në Twitter se ai dhe vajza “e kishin gjetur njëri-tjetrin”, ndërsa gjendeshin në një pushim.

Por ai nuk ka asnjë mjet për të kontaktuar me 27-vjeçaren, pasi telefoni i tij me numrin e saj i ka humbur.

Apeli i tij tani është rishpërndarë qindra herë dhe ka marrë mijëra pëlqime.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!