Gjatë vitit të kaluar u shqiptuan rreth gjysmë milioni gjoba – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gjatë vitit të kaluar u shqiptuan rreth gjysmë milioni gjoba

10:55 | 12 Janar 2019

Gjobat nga shkelësit në trafik kanë shënuar rritje.

Përkundër gjobave, numri i aksidenteve me fatalitet nuk kanë shënuar rënie.

Rreth gjysmë milioni gjoba gjatë vitit 2018 për shkelësit e rregullave të komunikacionit
Hyrja në fuqi e ligjit të ri për dënimet në trafikun rrugor, si duket ka ndikuar që edhe numri i gjobave të rritet.

Por, arsyeje për rritjen e gjobave mund të jetë edhe numri i madh i aksidenteve në trafik, të cilat këtë vit kanë arritur shifrën e 15741 aksidenteve, prej të cilave kanë pësuar me marrje jete 99 persona kurse 126 të tjerë janë lënduar.

Me ardhjen e ligjit të ri për trafikun rrugor janë klasifikuar edhe llojet e dënimeve por edhe janë shtuar gjobat në trafik nga ana e Policisë së Kosovës.

Pothuajse gjysmë milioni gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor në tërë territorin e Kosovën, thënë në numra janë shqiptuar 400.095 gjoba.

Krahasuar me vitin e kaluar gjatë këtij viti janë shqiptuar 3171 gjoba më shumë se vitin e kaluar, të cilat kishin arritur shifrën e 396.924 gjobave.

Policia e Kosovës për Indeksonline ka theksuar se gjatë vitit 2018 është parë një rritje dhe interesim i madh i kundërvajtësve lidhur me pagesën e gjobave të trafikut.

“Te gjitha te hyrat nga gjobat ne trafik shkojnë ne buxhetin e Komunave përkatëse dhe jo ne buxhetin e PK-se. Në vitin 2018 vërehet një rritje dhe interesim më i madh i kundërvajtësve lidhur me pagesat e gjobave të trafikut dhe gjithashtu vërehet një rritje e inkasimit prej 140% në krahasim me vitin paraprak (2017)” thuhet në përgjigjen e PK-së.

Sipas tyre, numri më i madh i gjobave është dhënë gjatë muajit gusht, të cilat gjithësej arrijnë shifrën e 45.284 gjobave.

“Sa i përket muajve te vitit, rezulton që në muajin Gusht 2018 kemi shqiptuar numrin më të madh të gjobave në krahasim me muajt tjerë të vitit 2018, dhe atë me gjithsejtë 45,284 gjoba” theksojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Ligji i komunikacionit në trafik në Kosovë ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2018, ku janë paraparë disa nene të cilat ofrojnë dënimin në bazë të kundërvajtjes që kanë bërë pjesëmarrësit në trafik.

Disa nga dënimet që arrijnë shifra të larta janë mosrespektim të semaforit, shoferi do të gjobitet 150 euro, do t’i hiqen tre pikë nga patenta dhe do t’i konfiskohet ajo për tre muaj, tejkalimin i shpejtësisë mund të gjobitet deri në 900 euro, tejkalimi në vijën e plotë 300 euro e deri te dënimet për ulësen e veçantë për fëmijët në veturë.

Rikujtojmë që deri në vitin 2017 shifra më e madhe e një gjobe ishte deri në 500 euro, teksa edhe numri i gjobave të shqiptuara ishte më i vogël.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!