Gjendet i varur një 36 vjeçar në Prishtinë, flet Policia – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gjendet i varur një 36 vjeçar në Prishtinë, flet Policia

19:00 | 01 Dhjetor 2017

Më herët është raportuar se një person rreth 36 vjeçar është gjetur i varur, sot, në një shtëpi në rrugën “Mentor Ratkoceri”, në Prishtinë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 17 i jemi përgjigjur rastit – bëhet fjalë për një person i cili në rrugën “Mentor Ratkoceri” saktësisht në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një mashkull 36 vjeç”, ka thënë Florije Ahmeti, zëdhënësja për media e Policisë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia po merret me hetimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!