Gjendet i vdekur një person afër shtëpisë së tij në Obiliq, Policia nis hetimet

08:31 | 16 Dhjetor 2023

Një person në Obiliq është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij.

Policia përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.

Njoftimi i plotë:

HETIM MBI VDEKJEN

Fsh. Lajthishtë –Obiliq   15.12.2023-09:50. Nga QKMF-ja e Obiliqit është raportuar një rast – vdekje e personit mashkull kosovar. Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.

Komento: