Gjendet një trup i pajetë në Klinë, policia jep detaje – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
4 °C

Gjendet një trup i pajetë në Klinë, policia jep detaje

17:59 | 17 Gusht 2018

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për një trup të pajetë të gjetur sot paradite në një fshat të Klinës.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka thënë se viktima është një 59 vjeçar, me inicialet M.Gj., i gjetur i vdekur në fshatin Pogragjë të Klinës.

“Është gjetur një viktimë pa shenja jete. Viktima është i lindur në vitin 1959. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe me urdhër te prokurorit viktima është dërguar për obduksion”, tha Rugova.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!