Gjendet pa shenja jete një person në park – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gjendet pa shenja jete një person në park

18:12 | 05 Shkurt 2019

Një person është gjetur pa shenja jete sot në një park të Podujevës

Bëhet fjalë për viktimën mashkull F.E, 57 vjeç.

“Rreth orës 14:00 një informatë se në parkun e qytetit në Podujevë është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar humbjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull F.E 57 vjeç”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka treguar Ahmeti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!