Gjendet pa shenja jete personi që ishte zhdukur në Ferizaj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Gjendet pa shenja jete personi që ishte zhdukur në Ferizaj

19:23 | 02 Shtator 2018

Është gjetur pa shenja jete në pasditen e sotme një person nga Ferizaji, Avdyl Kçiku, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së premtes.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajit, Agim Gashi.

Ai tha se viktima është gjetur bashkë me veturën e tij në dalje të Ferizajit, gjegjësisht në një livadh afër Nerodimes sot rreth orës 16:20.

Paraprakisht familjarët e viktimës nëpërmjet rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se personi në fjalë është zhdukur që nga e premtja.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!