Gjendja e rëndë brenda QKUK-së, Klinikës së Onkologjisë i mungojnë barnat esenciale – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gjendja e rëndë brenda QKUK-së, Klinikës së Onkologjisë i mungojnë barnat esenciale

22:32 | 16 Prill 2018

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK mungojnë disa nga barërat esenciale, kurse Ministria e Shëndetësisë premtoi se furnizimi do të bëhej këtë të hënë, por kjo nuk ndodhi dhe shumë pacientë u kthyen pa marrë barërat.

Problemi i furnizimit me barna në Klinikën e Onkologjisë e bën edhe më të rëndë gjendjen e pacientëve, që vuajnë nga sëmundjet e kancerit, e që marrin terpainë në këtë institucion shëndetësor.

Naxhije Juka-Skenderi kishte ardhur nga Peja me shpresë se do të marrë barnat e nevojshme në Klinikën e Onkologjisë, por ajo u kthye duarthatë.

“Na informuan se nuk ka. Tabletat që erdha t’i marr janë shumë të rëndësishme dhe gjatë kohës sa ato mungojnë ne duhet t’i blejmë, kurse ato nuk na kompensohen”, tha Juka-Skenderi për RTV Dukagjini.

Problemin e njëjtë me Naxhijen kanë edhe shumë të tjerë.

Drejtori i Onkologjisë, Ekrem Hyseni, beson se furnizimi do të bëhet brenda pak ditësh, transmeton Telegrafi.

“Jemi duke pritur furnizimin për tremujorit të dytë. Ka disa produkte që tani i kemi mungesë. Sipas informatave që kemi nga Ministria e Shëndetësisë, të gjitha porositë janë proceduar dhe pritet që këtë javë të furnizohemi edhe më këto produkete”, tha Hyseni.

Ministria e Shëndetësisë në një prononcim të mëhershëm kishin thënë se këtë të hënë do të kryhej furnizimi me barna, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!