Gjendje alarmante nga moti i keq, dy persona humbin jetën e dy të tjerë janë zhdukur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gjendje alarmante nga moti i keq, dy persona humbin jetën e dy të tjerë janë zhdukur

23:28 | 05 Janar 2019

Në Greqi po mbretëron një gjendje mjaftë alarmante si pasojë e motit të keq.

Një grua e moshuar u gjetur pa shenja jete dhe dy burra të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi stuhitë goditën një pjesë të madhe të Greqisë.

Temperaturat në Greqinë qendrore dhe veriore kanë mbetur nën zero prej pothuajse një jave, gjatë së cilës dëbora e madhe ka ndërprerë shërbimet e transportit dhe fluturimet janë detyruar të devijohen në veri të vendit.

Trupi i një gruaje 66-vjeçare u gjet nga një makinë, e cila u gjet e përmbysur pranë një përroi në Keratea, një rajon 45 kilometra në juglindje të Athinës. Dy burra që kishin qenë në makinë me 66-vjeçaren, nuk janë gjendur ende.

“Burri i saj dhe një burrë tjetër, të cilët ishin në të njëjtën makinë, janë raportuar të humbur që nga e enjte, kur kushtet e motit të keq mbizotëronin në zonë”, tha një zyrtar i policisë në kushte anonimiteti.

Shërbimi grek i mbrojtjes civile u ka bërë thirrje autoriteteve komunale të jenë në gatishmëri përpara një përkeqësimi të mëtejshme të motit të ftohtë, që pritet të godasë Greqinë të hënën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!