Gjermania ka një lajm fantastik për të rinjtë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gjermania ka një lajm fantastik për të rinjtë

12:41 | 10 Nëntor 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, lansuan sot projektin “Rinia, punësimi dhe aftësimi @ arsimi profesional në Kosovë”, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

“Marrëveshja padyshim është një lajm i mirë për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët për aftësim profesional për tregun e punës. Kjo marrëveshje ka rëndësi dhe kjo mbështetje nga Qeveria gjermane është mjaft e madhe, sepse në kuadër të MPMS jemi të përkushtuar për realizimin e projekteve tona për aftësim profesional. Marrëveshja e sotme pasqyron bashkëpunimin ndërmjet MPMS dhe GIZ gjerman për përmirësimin e tregut të punës.

Jemi në përfundim të planit për punësimin e të rinjve dhe besojmë fuqishëm që deri në fund të vitit do të miratohet në Qeveri”, tha ministri Reçica.

Ai tha se në bazë të hulumtimeve tregu i punës ka nevojë për punëtorë të profesional në shumë sektorë.

Ministri Bytyqi tha se me këtë marrëveshje ka për qëllim të aftësimit të të rinjve dhe përgatitja për punë.

“Projekti është në vazhdën e punës sonë ku jemi zotuar se do të kemi prioritet aftësimin e të rinjve. GIZ ka ngritur standarde për një aftësim dhe shkathtësisë sa më cilësore për tregun e punës. Lidhja e kësaj marrëveshje është një ndihmë që të të rinjtë të kenë mundësi të depërtojnë në tregun vendor dhe atë të jashtëm”, theksoi ministri Bytyqi.

Anja Becky sekretare e parë në ambasadën gjermane në Kosovë theksoi se Qeveria Gjermane vazhdon të jetë donatori më i madh i BE për Kosovën, ku sipas saj Gjermania ka ndarë 80 milionë euro për Kosovën vetëm për fushën e aftësimit dhe arsimit profesional. Ajo pret që ky projekt të jetë në shërbim të të rinjve për aftësim dhe profesionalizim për tregun e punës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!